E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futboll, Bushati jep dorëheqjen nga kombëtarja U-21

TIRANË- Trajneri i Kombëtares U-21, Artan Bushati, dha sot dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i skuadrës pas humbjes 4-2 me Bjellorusinë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2011 U-21.
Lajmi u bë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila menjëherë është vënë në kërkim të zëvendësuesit të teknikut shkodran, pasi Shqipëria ka sërish ndeshje në nëntor për eleminatoret e Evropianit U-21, "Danimarkë 2011".
Shqipëria U-21 pësoi humbjen e katërt në pesë ndeshje, pas atyre me Skocinë 2 herë (1-0 e 5-2) e Austrinë (3-1), duke mbetur e parafundit me vetëm me tri pikë, falë fitores me Azerbajxhanin (1-0) në “Niko Dovana”.
Artan Bushati e drejtonte Kombëtaren U-21 që nga nëntori i vitit 2005.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›