E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbja me Suedinë, Kuzhe: Ndryshime në Kombëtare

TIRANE-Pas ndeshjes së dy ditëve më parë me Suedinë, sot trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, u shpreh i zhgënjyer nga mënyra se si skuadra kuqezi luajit ndaj Suedisë. Ai premton se në kombëtare do të ketë ndryshime surprizë.

“Me Suedinë bëmë gabime elementare. Ishim skandaloz në mbulime. Mbase Suedia e meritoi fitoren, por jo në këtë mënyrë” – tha Kuzhe në një prononcimin për mediat. “Goli i shpejtë i Suedisë në minutat e para na shkatërroi”.
Sipas Kuzhe, edhe pse humbja ishte shkatërruese, kjo nuk do e ndal atë si trajner i kuq e zinjve të bëjë ndryshime në Kombëtare. Duke u shprehur se “objektivi im është të arrijmë Euro 2012”, Kuzhe në këtë mënyrë iu përgjigj edhe pyetjes së ngritur nëse do të tërhiqet nga kombëtarja. KLuzhe pohoi se shpreson të qëndrojë edhe për disa vite në Shqipëri.
Ndeshja e para dy ditëve Shqipëri-Suedi përfundoi 4 me 1 në favor të suedezëve.
Kjo ishte ndeshja e parë jashtë “Qemal Stafës” për Kuzhen dhe ai nuk ngurroi që në prononcimin e parë të marrë përsipër përgjegjësitë për humbjen e djeshme.

(d.b/Balkanweb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›