E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futboll, Euro 2012 Spanja nis mbrojtjen e titullit

TIRANë - Shtatë javë dhe pesë ditë pas fitimit të Kampionatit Botëror në Johanesburg, Spanja e Vinsente del Boskes, kampione e Europës dhe botës, do ta nisë fushatën kualifikuese të Euro 2012-s me një kundërshtar më se modest, Lihteshtejnin në një stadium me kapacitet 6127 vende.

Për Spanjën, ky është starti për mbrojtjen e titullit europian të fituar në Vjenë dy vjet më parë. Me kurorën botërore gjithashtu në kokë, Spanja synon të behët ekipi i parë në botë që fiton dy herë rresht kampionatin europian, diçka që Gjermania dështoi në vitin 1976 përballë çekosllovalisë, pasi ajo kishte fituar më parë Europianin (1972) dhe Kupën e Botës (1974).

Spanja është e bindur në një hapje pozitive në programin e saj në grupin I, duke i fituar të katër takimet e mëparshme me Lihteshtejnin pa pësuar qoftë dhe një gol. E njëjta gjë dhe për Holandën, finalisten e Botërorit, që do të startojë fushatën e saj në grupin E në

transfertë kundër San Marinos, të cilën, dhe ashtu si Spanja me Lihteshtejnin, e kanë mundur katër herë pa pësuar qoftë dhe një gol deri tani.

Gjermania, finalistja e humbur e Euro 2008-s, synon të bëjë një fushatë më të mirë në Europianin e Polonisë dhe Ukrainës, duke besuar te paraqitjet e saj premtuese në Afrikën e Jugut dhe të bollëku i talenteve të rinj që fituan vitin e kaluar Kampionatin Europian U-21. Formacioni i Johakim Lëvit e nis fushatën në grupin A me udhëtimin në Belgjikë, testi i parë serioz për belgët, qysh kur Xhorxh Likens mori për herë të dytë drejtimin e Kombëtares.

Për të njëjtin grup, Gus Hidink i Turqisë synon një fitore të lehtë në Kazakistan, ndërkohë ish-ekipi i tij, Rusia, tashmë nën drejtimin e një tjetër holandezi, Dik Advokat, do të udhëtojë në Andorrë për ndeshjen e grupit B.

Grupi C i ka filluar tashmë ndeshjet, me Estoninë që ka fituar 2-1 kundër Ishujve Faroe. Tani Estonia synon të bllokojë Italinë, në ndeshjen e parë të “azurrëve” të drejtuar nga trajneri i ri Cezare Prandeli, i cili kërkon të përmirësojë imazhin e skuadrës pas humbjes në miqësoren me Bregun e Fildishtë. Ashtu si Italia, edhe Franca kërkon të lërë pas figurën e keqe që bëri në Kupën e Botës. Trajneri i ri, Lorent Blank, thirri një skuadër krejtësisht të re në miqësoren e humbur kundër Norvegjisë, por tani në ndeshjen zyrtare kundër Bjellorusisë në Paris në grupin D (ku bën pjesë dhe Shqipëria) synon të marrë pikë të plota.

Ndeshja e parë e 23 takimeve të kësaj fundjave është ajo e mbrëmjes së sotme, kur në grupin F do të përballen Izraeli me Maltën. Njëzet e katër orë më pas, kampionia e vitit 2004, Greqia, tashmë nën urdhrat e trajnerit të ri, Fernando Santos do të përballet me Gjeorgjinë e teknikut Temuri Ketsabia.

Anglia e Fabio Kapelos kërkon të lerë pas atë paraqitje të zbehtë në Kupën e Botës, me një fitore në shtëpi kundër Bullgarisë, ndërkohë që Portugalia do të synojë të përmbushë objektivin e saj më një start fitues kundër Qipros në Guimares.

- Ndeshjet eleminatore të EURO 2012:

Sot:
Grupi F
20:15 Izrael - Maltë

Nesër:

Grupi A
18:00 Kazakhstan - Turqi
20:15 Belgjikë - Gjermani

Grupi B
17:00 Armeni - Irland
18:30 Andorrë - Rusi
20:30 Sllovaki - Maqedoni

Grupi C

19:00 Ishujt Faroe - Serbi
20:30 Estoni - Itali

20:45 Slloveni - Irlanda e Veriut

Grupi D

20:00 Rumani - Shqipëri
20:15 Luxemburg - Bosnje-Herzegovina
21:00 Francë - Bjellorusi

Group E

18:30 Moldavi - Finland
20:00 Suedi - Hungari
20:45 San Marino ? - ? Holland

Grupi F

20:00 Letoni - Kroaci
20:45 Greqi - Gjeorgji

Grupi G
19:30 Mali i Zi - Uells
21:00 Angli - Bullgari

Grupi H
21:00 Island - Norvegji
21:45 Portugali - Qipro

Grupi I
20:15 Lituani - Skoci
20:45 Litenshtein - Spanjë.

(d.b/ATA/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›