Konferenca e Kryetareve: Kuvendi nis punën të hënën
TIRANE-Konferenca e kryetarëve të Parlamentit është mbledhur sot paradite për të diskutuar mbi kalendarin tre javor të punimeve të sesionit parlamentar që do të nisë javën e ardhshme.
NEWS24 informon se mbledhja ka nisur me dyer të mbyllura rreth orës 10.30 minuta dhe ka zgjatur rreth një orë. Në mbledhje ishin të pranishëm Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi si dhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Lefter Koka.
Në përfundim të mbledhjes së konferencës nuk është dalë me një njoftim për shtyp. Zëdhënësi i Kuvendit informoi vetëm se seanca parlamentare do të zhvillohet të hënën pasdite.
Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, PS do të kërkonte përfshirjen në kalendarin e punimeve tre javore të ngritjes sa më shpejt të komisionit hetimor për transparencën e zgjedhjeve. Nga ana e saj Partia Demokratike do kërkonte përfshirjen e pr/ligjeve që kanë mbetur pezull për shkak të votave të opozitës, e cila vazhdon të bojkotojë votimin e parlamentit. Asnjë nga kryetarët e grupeve parlamentare nuk kanë dhënë deklarata pas përfundimit të mbledhjes.
(s.g/BalkanWeb)