E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futboll trukimet ne nivel alarmant

Kualifikuese të Kupës së Botës apo Kampionatit Europian dhe ndeshje të Champions League të trukuara.

Nga Haga, Europoli bëri të ditur se ka identifikuar rreth 380 ndeshje me rezultat të paracaktuar nëpër Europë, që kanë sjellë mbi 8 milionë euro përfitime.

“Në problemin e trukimit të ndeshjeve dyshohet se janë përfshirë në total 425 match zyrtarësh, drejtues klubesh, futbollistë dhe kriminelë nga më tepër se 15 vende të ndryshme. Bëhet fjalë për paracaktimin e rezultatit të 380 ndeshjeve të futbollit. Trukimet kanë gjeneruar rreth 8 milionë euro nga bastet, ndërsa të paktën 2 milionë euro janë përdorur për korrupsionin”

Nuk u dha asnjë emër skuadre, megjithatë zyrtari i Europolit bëri të ditur se mes ndeshjeve të trukuara ka edhe në evenimentet më të rëndësishme.
“Mes takimeve të trukuara janë kualifikuese të Kupës së Botës dhe Kampionatit Europian, por edhe dy ndeshje të Champions League, ku njëra është luajtur në Angli. Gjithashtu janë trukuar ndeshje edhe në ligat më të rëndësishme. Kemi edhe 300 ndeshje të tjera të dyshuara në Afrikë, Azi dhe në Amerikë”.

Të gjitha ndeshjet që përfunduan në lupën e hetuesve janë luajtur nga viti 2008 deri më 2011-ën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›