E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohen seancat per zhdukjen e pikturave ne Korce

Njëri nga te pandehurit për zhdukjen e pikturave të Mios, është semure. Për këtë arsye, gjykata e Korçës pritet të pezullojë zhvillimin e seancave për disa javë.
Siç ndodhi edhe dy javë më parë, edhe seanca e radhës në ngarkim të Vladimir Topit dhe Sotiraq Xegës, të akuzuar per zhdukjen e 60 pikturave nga galeria “Guri Madhi” u shty.
Shkak u bë mungesa e Sotiraq Xegës, i cili i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.
Prokuroi i çështjes Sadikaj e ka cilësuar të mbështetur në ligj, ndërsa i ka kërkuar gjykatës të pezullojë shqyrtimin gjyqësor, deri në një afat të arsyeshëm.
Por mbrojtësi i të pandehurit Vladimir Topi ka kërkuar vazhdimin për klientin e tij, duke sugjeruar ndarjen e çështjes nga i pandehuri tjetër. Kjo u kundërshtua nga akuza ,sipas të cilës ndarja mund të dëmtojë vërtetimin e fakteve dhe provave
Gjykata do të vendose të martën se si do të veprojë me çështjen, nëse do të pezullojë seancat për një farë kohe, apo të ndajë cështjen midis Topit dhe Xegës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›