Futbolli anglez “udhëhiqet nga idiotët”

Një libër i ri nga Lord Sebastian Coe ka bërë të ditur se presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter mendoi se futbolli anglez ishte duke u “udhëhequr nga idiotët” para kandidaturës së dështuar për nikoqir të Kampionatit botëror 2018.
Coe ishte anëtarë i procesit të kandidimit të Anglisë, por që mori vetëm dy vota zyrtare dhe ai pranoi se shanset e fitimit të drejtës së nikoqirit u shuan pas mendimit të keq të Blatterit për figurat udhëheqëse të futbollit anglez.
“Kam mbetur i shokuar nga ajo që kam parë dhe dëgjuar. Blatter mendonte se futbolli anglez udhëhiqet nga idiotët, kjo na shoi shanset për fitore”, shkroi Coe.