Futbolli polak në kaos. Federata, bllokohen llogaritë
Nga Altin Latifi
Vetëm tre ditë nga zgjedhjet për president Federate, Futbolli në Poloni është zhytur sërish në kaos. Zyra e Taksave ka bllokuar llogaritë bankare të Federatës, me akuzën e evazionit fiskal. Ndërkohë, FIFA ka kërcënuar sërish me pezullim nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare.
POLONI- Futbolli polak është sërish në kaos, pasi Zyra e taksave në Varshavë bllokoi llogaritë bankare të Federatës Polake të Futbollit, për shkak të mospagimit të taksave. Një veprim i tillë vjen vetëm tre ditë përpara zgjedhjeve për president Federate dhe pak ditë pas arrestimit të disa personave, përfshirë ish-trajnerin e kombëtares Janush Ë me akuzën e korrupsionit. Kreu i Federatës Eugjeniush Kolator akuzoi qeverinë se kishte planifikuar sulmet në adresë të institucionit të drejtuar prej tij. “Të gjithë politikanët dhe zyra e taksave nuk ka punë fare me këtë, Federata është e pavarur. Unë jam në dijeni për dy mbledhje që janë zhvilluar në Ministri të Financave me disa klube, ku janë kalkuluar të ardhurat që ne marrim nga të drejtat televizive dhe të drejtat e autorit”, deklaroi Kolator. Ditën e enjte Federata Polake do të zhvillojë zgjedhjet për zëvendësimin e të larguarit Mikal Listikevicz. Mediat lokale aludojnë se aktiviteti kundër krerëve të futbollit lidhet pikërisht me zgjedhjet. Ministri i Sporteve ka reaguar, duke thënë se nuk dëshiron të sabotojë zgjedhjet, por sipas tij, drejtuesit e Federatës që janë të përfshirë në çështje korrupsioni, nuk duhet të konkurrojnë. “Nuk ka arsye për të shtyrë zgjedhjet, pasi ato duhet të mbahen. Nëse këta njerëz e duan futbollin, nuk duhet të marrin pjesë, pasi do të ishte një turp për ata dhe për futbollin e Polonisë”, tha ministri i sporteve Miroslav Derzevicki. Janë 4 kandidatët për presidencën e Federatës Polake, mes të cilëve edhe ish-lojtari i Juventusit Zibi Bonjek. Ndërkohë, FIFA ka lëshuar një tjetër paralajmërim mbi qeverinë polake që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Federatës, ndryshe kombëtarja dhe futbolli i këtij vendi do të pezullohen nga të gjitha aktivitetet. (a.r/balkanweb)