E Diel, 1 Nëntor 2026

Futbollisti Mutu ka pësuar dëmtim muskulor në ndeshjen e Fiorentinës me Bajernin

Firence (Start)-I pafat mund të quhet sulmuesi i Fiorentinës, Adrian Mutu. Rumuni ka mbetur i dëmtuar nga ndeshja me Bajernin e Mynihut këtë mesjavë për Ligën e Kampioneve.

Sipas rtezultateve të mjekëve të Fiorentinës, futbollisti ka pësuar një tërheqje muskulare të shkallës së parë. Rezultati i këtij dëmtimi do të jetë mungesa e tij për dy javë në fushat e blerta.

Sipas fizioterapistëve, rumuni do të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjen e 22 nëntorit, Fiorentina-Udineze. Kjo ndeshje është mjaftë e rëndësishme për vjollcët. Sulmuesi i Fiorentinës për fat të mirë mund të jetë i gatshëm në ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Lionin, e cila është vendimtare për ecurinë e ekipit në këtë kompeticion.

Mutu do t’i mungoje Prandelit në ndeshjen me Atalantën këtë fundjavë, dhe në transfertën e Kaljarit. Gjithashtu rumuni nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e përfaqësues së tij përballë Gjeorgjisë, më datë 19 nëntor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›