Kuqezinjtë do të presin Bragën për Kupën Uefa
Milano (Start)-Kuqezinjtë janë duke përfunduar përgatitjet e tyre për ndeshjen e radhës në Kupën Uefa, ndeshje që do ta luajnë sonte me portugëzët e Bragës.
Klubi i Milanit ka vendosur të lejojë të gjithë tifozët e tij të ndjekin ndeshjen pa abonime apo bileta. Mjafton që ata të paraqesin mjetet e tyre të identifikimit, dhe dyert e stadiumit “San Siro” do të hapen që në orën 18:00. Ndeshja do të luhet në 20:45.
Milani ndeshjen e parë e ka zhvilluar në Holandë me Herenvenin, dhe ka arritur të fitojë 3-1.