Partizani i “vrarë” do të luajë sot në Kavajë
Kavajë (Start)- Java e dhjetë e Kampionatit Kombëtar do të nisë sot me takimin Besa-Partizani. Ndeshjet e tjera do të luhen të shtunën dhe të dielën.
Kavajasit janë shumë optimistë për këtë takim, pas barazimit të arritur në “Qemal Stafa” me Tiranën e vendit të parë. Besa ndodhet në vendin e pestë me 15 pikë, katër më pak se Tirana. Verdhezinjtë pritet të bëjnë një lojë tërësisht sulmuese përballë kryeqytetasve të Partizanit në ndeshjen e sotme.
Ndërsa Partizani udhëton drejt Kavajës në një gjendje më të keqe se kurrë. Të kuqtë humbën ndeshjen e fundit në Tiranë me Shkumbinin e Peqinit, pa treguar gjë në fushën e lojës. Largimi i brazilianëve nga ekipi ka krijuar një boshllëk tjetër në organikën e tij. Trajneri Shpëtim Duro, duhet të “bëjë” me grupin që ka në dispozicion.
Bilancet e kësaj përballjeje flasin për ekipin e Partizanit, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe Besa është më superior se të kuqtë. Kavajasit kanë fituar në 106 ndeshjet e luajtura, 18 prej tyre. Partizani ka arritur 52 fitore, ndërsa 36 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Golavorazhi është 192-93 në favor të Partizanit.
Takimi i sotëm do të gjykohet nga Sokol Çekaj, dhe do të luhet në orën 14:00 në stadiumin “Besa” të Kavajës.