Futbollisti nga Kosova Adnan Januzaj mes Manchester United dhe Barcelones

Dy vjet më parë kish shfaqur interes, por Barcelona nuk arriti ta vinte nën kontratë shqiptarin nga Kosova Adnan Januzaj. Manchester United u tregua më i shpejtë teksa i ofroi atij kontratën. Tashmë katalanasit e kërkojnë sërisht edhe pas vlerësimit të Sir Alex Ferguson, duke e marrë në stolin e rezervave për të treguar se ky lojtar vlen për ekipin e parë. Tashmë 19 vjec dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të 21-vjecarëve të Manchetser United, atij mund ti ofrohet një kontratë e re me klubin anglez pas rishfaqjes së interesit të Barcelonës. Januzaj është pjesë e kombëtares së 19-vjecarëve të belgjikës. Pasi kanë humbur telente të rinj si Paul Pogba, Zeki Fryers apo Ravel Morrison, tashmë drejtorët teknikë në Old traford po luftojnë të mos humbin edhe Januzaj.