E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futen per te vjedhur vrasin dhe te moshuaren

Ne Bilisht te Korces per shkak te nje grabitjeje eshte shenuar dhe nje vrasje nga tre te rinj. Nga te dhenat paraprake te policise mesohet se ngjarja e rende ka ndodhur mengjesin e djeshem kur 3 grabites kane hyre ne nje banese dhe tentuan te vjedhin por si duket zhurma eshte ndjere nga familjaret dhe grabitesit jane perleshur me nje prej tyre. Nderkohe grabitesit kane qelluar me mjete te forta duke e lene te vdekur shtetasen Emine Rrota 80-vjece. Nderkaq mesohet se policia ka mbledhur te dhenat e para dhe eshte vene ne ndjekje te 3 grabitesve duke bere te mundur dhe arrestimin e tyre. Mesohet se te arrestuarit jane shtetasit Ergys Rushitaj 18-vjec Taulant Muka 19-vjec dhe 17-vjecari me inicialet M.K.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›