Ruli takim me gratë: Do rrisim pagat e mësuesve në 700 dollarë
Gjirokastër- Kryesuesi i listës së Partisë Demokratike në Gjirokastër, Genc Ruli, ka zhvillluar sot një takim me gra dhe vajza të kësaj zone, ku ka paraqitur programin e partisë së tij gjatë katër viteve që vijnë.
Ai u ndal fillimisht tek arsimi dhe tha se pagat e arsimtarëve gjatë madatit të tretë do të shkojnë deri në 700 dollarë.
Elektorati më racional në votime dhe më pak fanatik ka qenë pikërisht femra. Ne pikërisht si politikanë, prandaj duhet t`i drejtohemi grave e t`i themi shqetësimi juaj i parë është arsimimi i fëmijëve. Një fëmijë i paarsimuar, i pashkolluar është një brengë e zgjatur në familje. Prandaj puna që bëmë në këto 8 vite është një punë madhore. Jemi si nata me ditën në gjendjen që kishim në arsim para 2005, një arsim thuajse të braktisur nga kujdesi, nga vëmendja dhe nga financimet e shtetit. mësuesi me rrogë 150 mijë lekë, nuk mund të ishte mësues. Mësuesi me rrogë 350 mijë lekë, sa e kemi bërë ne ndihet më dinjitoz dhe premtimi që kemi bërë që mandatin që vjen nuk do të ketë asnjë arsimtar që të ketë më pak se 700 dollarë rrogë, ky është një premtim i madh. Le të marrin më pak paga të tjerët, por jo mësuesi, se atij i falim fëmijët tanë dhe dijen që kanë fëmijët tanë,- tha Ruli.
Një tjetër temë e bisedës ishte dhe shëndetësia, ku Ruli përmendi investimet e bëra për rikonstruksionin dhe modernizimin e spitalit të Gjirokastrës dhe në qendra të tjera shëndetësore.
Kemi investuar dy herë më shumë seç janë investuar më parë në shëndetësi. Së pari rritëm pagat e atyre që shërbejnë, të infermierëve, sanitareve dhe vetë mjekëve, këtyre të fundit pothuajse u janë dyfishuar pagat e tyre. Kemi hedhur para dhe kemi investuar nëpër spitale rajonale dhe në qendrat rajonale shëndetësore,janë mbi 400 të tilla që janë rikonstruktuar dhe janë pajisur me pajisjet më moderne të ekzamimimeve mjekësore. Kemi gati tre fishuar shumën për rimbursimin e ilaçeve, kjo prek më shumë të moshuarit, pensionistë, ata që janë papunë dhe gjithë ata qytetarë që përfitojnë nga skema e sigurimit primar në shëndetësi. Sot kemi një fond prej 8.5 miliard lekë që japim vetëm për rimbursimin e barnave, e kishim vetëm 3 miliard lekë në vitin 2005, – vijoi ai.
Në përfundim ministri u shpreh se një tjetër prioritet mbetet dhe arsimi profesional. Ai premtoi se asnjë i ri nuk do të mbetet i papunë.