Futet ne kuti kartoni, arratiset i burgosuri

Nje i burgosur ne Gjermani ka gjetur nje menyre spektakolare per t’i shpetuar qelise se ftohte. 42 vjecari turk, qe vuante nje denim shtate vjecar per perfshirje ne trafikun e droges, ka arritur te futet ne nje kuti kartoni, e cila eshte transportuar me pas jashte burgut nga nje postier.
Autoritetet e institucionit ne afersi te Dyseldorfit jane cuditur se si i denuari mundi te hyje ne nje kuti me permasa 150-120 cm. Pasi mori kutite e mallrave qe di te transportonte, postieri i vendosi ato ne pjesen e pasme te nje kamioni te mbuluar me leter katramat.
Pasi kaloi portat, ai beri nje vrime dhe arriti te zbriste. Kur pa letren e hequr nga kamioni, shoferi i saj lajmeroi policine, por i arratisuri nuk eshte ndaluar ende. Dyshohet se ai ka bashkepunuar me persona brenda dhe jashte burgut.