Bugajski: Plani i OKB con ne ndarjen e Kosoves

Analisti i njohur per ceshtjet e Ballkanit, Janush Bugajski, kritikoi planin e OKB-se per misionin EULEX dhe mbeshteti qendrimin e Prishtines zyrtare ne kundershtimin e ketij plani.
Bugajski tha se plani gjashtepikesh nese zbatohet mund te coje drejt ndarjes se veriut te Kosoves. “Dyfishimi i autoriteteve nderkombetare te UNMIK-ut dhe EULEX-it ne Kosove, sipas te cilit serbet ne veri do te kishin nen kontroll policine, gjykatat, doganat e ceshtje te tjera, con ne bosnjezimin e Kosoves”, tha Bugajski.
Analisti kerkoi gjithashtu nga diplomacia kosovare aktivitet me te ngjeshur ne lobimin per pavaresine e Kosoves.