E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuci: OK planit te OKB, nese ndryshon permbajtja

Kreret kosovare do te ndryshojne qendrimin ndaj planit gjashtepikesh te OKB-se per misionin EULEX, vetem nese ndryshon permbajtja e tij.

Kete e deklaroi sot zv/kryeministri  Hajredin Kuci gjate nje debati te zhvilluar ne Prishtine. “Planin e kundershton i gjithe populli i Kosoves, sepse eshte teresisht kunder interesave tona”, tha Kuci.

“Permbajtja e planit gjashtepikesh nuk e ka respektuar Kushtetuten e Kosoves, nuk ka garantuar planin Ahtisari, teresine territoriale dhe funksionimin e institucioneve”, shtoi ai.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›