E Enjte, 5 Nëntor 2026

Futet në lojë Gjermania, lejon dërgimin e armëve si ndihma për Ukrainën

Gjermania ka hequr dorë nga bllokimi që kishte vendosur për dërgimin e armëve gjermane në Ukrainë nëpërmjet vendeve të treta.

Ky veprim do të thotë se Holanda do të jetë në gjendje të dërgojë 400 granatahedhëse me raketa (RPG) gjermane në Ukrainë.

Ky vendim sjell një ndryshim të madh në politikën gjermane dhe mund të lejojë një rritje të ndihmës ushtarake evropiane për Ukrainën pasi shumë armë në Evropë janë të paktën pjesërisht të prodhuara nga Gjermania.

Kancelari gjerman Olaf Scholz i është referuar vazhdimisht kësaj politike javët e fundit kur refuzoi të dorëzonte armë vdekjeprurëse në Ukrainë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›