Komandantët rusë të irrituar nga përparimi i ngadaltë, gabimi që bëri Moska! Video e tankut bën xhiron e botës

Komandantët rusë po bëhen gjithnjë e më të irrituar nga shpejtësia e ngadaltë e avancimit të tyre përmes Ukrainës dhe po fillojnë të përballen me çështje logjistike, thotë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
Duket se Moska nuk i furnizoi trupat e saj me karburant të mjaftueshëm dhe si rezultat komandantët rusë janë detyruar të rregullojnë planet e tyre, tha zyrtari për agjencinë e lajmeve Reuters.
Videot në mediat sociale të shtunën dukej se tregonin tanke ruse që ngecnin në pjesë të Ukrainës.
Media e huaja kanë publikuar një video për të cilën BBC thotë se është bërë në një autostradë pranë Sumy në Ukrainën lindore.
Në video, një ukrainas mund të dëgjohet jo pa ironi duke u ofruar ushtarëve rusë të ngecur me tankun e tyre ndihmë për t’i tërhequr deri në Rusi.
/rtsh.al/