Mbretëria e Bashkuar: Më shumë armë do të dërgohen në Ukrainë

Mbretëria e Bashkuar dhe 25 vende të tjera kanë rënë dakord të ofrojnë më shumë “ndihmë humanitare ose ndihmë vdekjeprurëse” në Ukrainë.
Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar James Heappey tha se “përpjekjet diplomatike britanike po vazhdonin për të bindur vendet e tjera që të bien dakord që Rusia të hiqet nga sistemi ndërkombëtar i transfertave bankare Swift.
Nuk është një vendim i njëanshëm që mund të marrë Mbretëria e Bashkuar por pozicioni ynë është i qartë”, tha James Heappey .