Futja e kartave ne sistemin bankar lufton informalitetin Arben Muka
Per nisjen e fushates ProCredit ka shfrytezuar fluksin e larte te levizjes te qytetareve nga Kosova drejt Shqiperise ne kete sezon turistik veror, per t'ju krijuar atyre lehtesi ne realizmin e transaksioneve nepermjet automateve ne pika te ndryshme te zonave urbane ose pikave te perdorimit elektronik ne ambientet tregtare.
Pagesa me karte redukton informalitetin
Drejtoresha e Dizivionit per Individet dhe Biznesin ne Banken ProCredit ne Shqiperi, Ardita Dragusha, u shpreh per radion Deutsche Welle se kjo fushate sensibilizuese synon te binde qytetaret se kartat jane nje produkt konkurrues per kryerjen e pagesave te ndryshme elektronike, duke mos pasur limite gjeografike, brenda dhe jashte vendit, por dhe nje perpjekje kunder informalitetit ne ekonomi.
“Ne i theksojme avantazhet e pageses me karte, si nje sjellje konsumatore qe eshte tipike ne vendet evropiane. Ofron nje siguri maksimale, komoditet per klientin, shpejtesi ne kryerjen e transaksionit, gjithcka ne kete rast pas asnje kosto shtese per klientin”.
ProCredit ne Shqiperi dhe ProCredit ne Kosove, sipas Dragushes, ka patur disa rezultate konkrete ne keto jave te para te fushates sensibilizuese, “me bindjen se formalizimi dhe qarkullimi i shpejte i parase qofte dhe ne forme elektronike jep ndikim te drejtperdrejte ne zhvillimin ekonomik te nje vendi”.
Duhet ndergjegjesim
Ekspertet kerkojne ndergjegjesim per bashkepunim me bankat. Per ekspertet e ekonomise shqiptare, aktualisht rreth 25 per qind e parave qe qarkullojne ne vend jane jashte sistemit bankar. Drejtori i Qendres Shqiptare per Kerkime Ekonomike ne Tirane, dr. Zef Preci, tha per DW, se pavaresisht permiresimeve ne sistemin bankar ende qarkullimi i parave KESH perben nje faktor negativ ne zhvillimin ekonomik te vendit dhe shkak kryesor per nivelin e larte te informalitetit.
“Kjo shpreh dhe nivelin e ulet te grumbullimit te taksave ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto, GDP, qe eshte nga me te uletit ne vendet e rajonit. Ka vende si Kroacia e Sllovenia qe kane dyfishin e te ardhurave buxhetore ndaj GDP-se, cka tregon se kapaciteti fiskal i atyre vendeve shfrytezohet me shume se vendi yne, dhe ne kemi nje shkalle te larte te informalitetit” - thote Zef Preci.
Ai e lidh fenomenin KESH-izimit ekonomik me nivelin e ulet te ndergjegjesimit te publikut per bashkepunimin me operatoret bankare, por dhe me kostot direkte e te fshehura, jo shume te favorshme, qe aplikojne bankat ne sherbimet per klientet. Duke iu kthyer ngjarjeve te vitit 1997, kur u shenua dhe niveli me i larte i humbjes se besimit te qytetareve per sistemin bankar, Preci shikon tre faktore qe e permiresojne situaten. Se pari, eshte organizimi i fushatave ndergjegjesimit per te afruar me shume qytetaret ne sportelet e bankave dhe perdorimin e kartave elektronike per kryerjen e veprimeve, thote Preci per DW.
“Por dhe nje politike bankare me e kontrolluar dhe me e rrepte, me ligjore qe ruan balancat mes pushtetit, qeverise dhe bizneseve, si dhe aspekt tjeter eshte nxitja e formave qe i bejne politikat shteterore me miqesore me biznesin. Keto do te ishin tre drejtime qe do te kontribuonin per te ulur gradualisht, pasi nuk eshte gje qe arrihet brenda nates, prezencen e parave jashte qarkullimit bankar”.
Ai shton se edhe opsioni i zevendesimit te lekut me euro ne nje periudhe afatmesme do te ishte nje kontribut pozitiv ne kete drejtim. “Ka nje perceptim te gjere ne publikun shqiptar per qendrueshmerine e besueshmerine e monedhes euro”, tha per DW, drejtori i Qendres Shqiptare per Kerkime Ekonomike ne Tirane, dr. Zef Preci.