1244 – e keqja e domosdoshme

Halil Matoshi
Sesioni i 65-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që mblidhet më 14 shtator sërish do të ketë punë me Ballkanin, përkatësisht me të drejtën e Kosovës për ta deklaruar pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008, e të legjitimuar nga gjykata e botës, si akt që nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.
Kur jemi te numrat duhet theksuar se Serbisë i duhen dy të tretat për ta kaluar Rezolutën e saj, që thirr palët në negociata të reja, pa e përmendur çështjen e statusit politik të Kosovës, që e konsideron të hapur, 86 vota të cilat hipotetikisht i ka, ndërsa Kosovës për ta iniciuar ndërrimin e Rezolutës 1244 i duhen po aq vota, të cilat ende nuk i ka, paçka se votat janë të lëvizshme, sepse mund të ndodhë kthesa në të dyja drejtimet. Pra, mund të ndodhë që Rezolutën e Serbisë të mos e votojnë dy të tretat, por në anën tjetër mund të ndodhë që ndërrimin e Rezolutës 1244 ta votojnë edhe vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, por që nuk kanë qëndrim kategorik kundër jetës së saj të pavarur.
Që të dy ministrat e jashtëm të dy shteteve ballkanike, Kosovës dhe Serbisë, që i kanë për synim integrimet në BE dhe NATO, sado që asnjëra nuk ka ndonjë agjendë të sofistikuar proevropiane, do të përpiqen që të bëjnë politika të mëdha në korridoret e OKB-së, për t’u justifikuar para kombeve të tyre, se ja, bëmë ç’është e mundur, por po e shihni, askush s’po na dëgjon.
Serbia, përmes ministrit të saj të Jashtëm, vetë e pati iniciuar Rezolutën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për t’ia drejtuar pyetjen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, se a kishin të drejtë institucionet e përkohshme vetëqeverisëse të Kosovës nën Rezolutën 1244 të KS të OKB-së për ta shpallur Deklaratën e Pavarësisë, madje në disa raste me gojën e tij, i bindur se do të merrte atë që dëshironte, pati thënë se Serbia do ta respektonte Mendimin këshillëdhënës të kësaj gjykate, pa e paragjykuar atë. Dhe kur ky mendim u dha në favorin e shtetit të ri, se Deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me ligjin e jashtëm (të drejtën ndërkombëtare) dhe as me ligjin e brendshëm, Rezolutën 1244 dhe Kornizën Kushtetuese të Kosovës, Serbisë i mbeti edhe mundësia e fundit, që ta ngadalësojë afirmimin e plotë të Kosovës deri në anëtarësim me të drejta të plota në OKB, sepse politikanët e Serbisë janë të vetëdijshëm se pavarësia është e pakthyeshme.
Dhe tërë lufta diplomatike në selinë e “Qeverisë së botës”, tashti pas verdiktit të “gjykatës së botës do të zhvillohet për pozitën e Kosovës në këtë organizatë.
Serbia po të mos e shfrytëzonte edhe aktin e fundit legal, propozimin e një rezolute në Asamblenë e Përgjithshme që nuk i bindet verdiktit të GjND-së për legalitetin e secesionit të Kosovës dhe thërret për negociata të reja, ajo do ta pranonte heshtur shtetin e Kosovës dhe vetvetiu Rezoluta 1244 do të merrej si e konsumuar dhe e paobjekt në Kosovë dhe do të duhej që KS i OKB-së ta shpallte misionin e UNMIK-ut të përfunduar, për çka nuk është e domosdoshme asnjë rezolutë e re, pos një deklarate të Asamblesë së Përgjithshme.
Kosova, në anën tjetër, nuk ia del dot bazuar në konfigurimin aktual të forcave në KS që të iniciojë ndërrimin e Rezolutës 1244, por ajo do të duhej që luftën e saj diplomatike ta fokusonte në bërjen e numrave, para 14 shtatorit, së paku plus 20 njohje të reja, për të fjetur dathë!
Në situatën aktuale, së këndejmi, secila votë për dhe kundër për këto dy shtete është votë për jetë a vdekje, për sa u përket synimeve dhe pritshmërive të palëve kundërshtare në këtë sesion.
Serbia, nëse Rezoluta e saj pëson disfatë, definitivisht i detyrohet publikut të brendshëm por edhe atij të jashtëm, që t’ia thotë të vërtetën për legalitetin ndërkombëtar të shtetit kosovar dhe, thellë në mendje e ka këtë version.
Kurse Kosova, nëse nuk i arrin numrat e nevojshëm në Asamblenë e Përgjithshme, tre të katërtat (130 vota) mbetet jashtë selisë së OKB-së.
Dhe në këtë rast ministri i Jashtëm kosovar duhet ta dinte se praninë aty ia mundëson pikërisht Rezoluta 1244, pra në “prehër” të UNMIK-ut. Në këtë situatë, pa fuqinë e Rezolutës 1244 dhe pa UNMIK-un, në emër të saj do të flisnin aleatët e saj, por jo Kosova si entitet dhe subjekt i së drejtës ndërkombëtare, sepse subjektivitetin ndërkombëtar ende Kosovës ia siguron pikërisht Rezoluta 1244, përkatësisht UNMIK-u. Kalkulimi i Hysenit del i gabuar edhe për faktin se zbeh pavetëdijshëm Mendimin këshillëdhënës të GjND-së, i cili njeh jo vetëm legalitetin e shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë, por në thelb rrezaton filozofi të së drejtës për vetëvendosje zhdëmtuese, që gjithnjë e më fuqishëm po ngrihet në parim ndërkombëtar. Mendimi këshillëdhënës i GjND-së realisht ia ka marrë fuqinë “sunduese” sipas së drejtës ndërkombëtare Rezolutës 1244, e cila, objektivisht ia ka marrë fuqinë sunduese në Kosovë Serbisë, duke e vënë atë nën administrimin e përkohshëm të OKB-së, ndërkohë që është lindur shteti i ri, i cili është realitet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Duket situatë paradoksale, por pozita e Kosovës aktualisht të thotë se Rezoluta 1244 nuk mund ta ndalojë funksionimin e shtetit kosovar, kurse ky shtet mund ta përdorë atë rezolutë për qasje në territor dhe në OKB dhe njëkohësisht ta konsiderojë si të konsumuar.
Një shtet konsiderohet si fakt i marrëdhënieve ndërkombëtare nëse ka një popull me një territor kompakt, një qeveri që ka një kontroll efektiv në tërë territorin përkatës, si dhe aftësinë për të hyrë në marrëdhënie me kombet e tjera.
Duket paradoksale, por Kosova i përmbush këto parakushte, madje edhe atë të kontrollit efektiv të tërë territorit të saj dhe këtë pikërisht falë Rezolutës 1244, në bazë të së cilës territori i Kosovës është i pandashëm (kujto tri parimet e panegociueshme të Grupit të Kontaktit, ku ka participuar edhe Rusia, se nuk ka kthim në periudhën para vitit 1999, nuk ka ndarje të Kosovës dhe as bashkim me ndonjë shtet tjetër) dhe në bazë të Rezolutës 1244 funksionon prania ushtarake në Kosovë (KFOR-i), si garantues jo vetëm i një ambienti të sigurt, por edhe i “kontrollit” efektiv të tërësisë territoriale të Kosovës.
Prandaj Hyseni dhe Jeremiqi janë të përkushtuar në punën e tyre, secili në stilin e tij, por i pari fryhet me muskujt e huaj, por edhe e drejta historike dhe realiteti i dhënë është në anën e tij, kurse i dyti, e ka fuqinë e të qenit anëtare e OKB-së, si dhe Rusinë në krahun e djathtë, por historia dhe realiteti janë kundër tij.
Mirëpo që të dy fqinjët u dëshmuan modestë për fuqitë e tyre, në politikat e mëdha të përbotshme.
I pari, kosovari ka thënë se duhet kohë për ta bindur kombin se a pati të drejtë apo jo kur kërkoi ndërrimin e Rezolutës 1244, sepse debati është zhvendosur në kohë, duke e cilësuar këtë si një veprim të vështirë që mund të ndodhë dhe mund të mos ndodhë. Fjalëpërfjalshëm ai tha: “Mund të ndodhë në të ardhmen e afërt ose madje edhe si një mision i pamundshëm.”
I dyti, serbi, ia bëri të ditur kombit të tij se përpjekja e Serbisë për të siguruar përkrahje për rezolutën e saj mund të falimentojë.
“Duke pasur parasysh rezistencën, kufizohet me misionin e pamundshëm”, tha ai.
Serbia po e përgatit një befasi për Kosovën: Po e krijon opinionin në Serbi për ta njohur Kosovën.