Futsal Euro 2026, sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

TIRANË, 4 mars /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit Evropian “Futsal EURO 2026” ndaj Kazakistanit.
Trajneri i ekipit kuqezi të Futsallit, Erind Resuli ka grumbulluar 13 futbollistë për këtë sfidë të rëndësishme, që do të zhvillohet në transfertë më 7 mars në ora 15:00.
Ekipi kombëtar do të nisë sot grumbullimin, ndërsa të mërkurën do të udhëtojë drejt Kazakistanit, për të vijuar përgatitjet atje.
Shqipëria e Futsallit është pjesë e grupit 6, së bashku me Kazakistanin, Armeninë dhe Danimarkën.
Më poshtë lista e futbollistëve të grumbulluar:
/r.e/a.f/