Fyerja për shqiptarët, deputeti belg kërkon ndjesë në Twitter
BRUKSEL-Deklarata fyese kundër shqiptareve nga ana e deputetit belg, Jurgen Verstrepen shkaktoi reagime të shumta.
Në profilin e tij në twitter, ai i përgjigjet reagimit të një shqiptareje, e cila shkruan në pseudonimin @AlbanianGirl11.
Në mesazhin e saj, vajza shqiptare ndër të tjera i shkruan; “…dhe kini mendjen më shumë tjetër herë për atë që thoni për shqiptarët”.
Nga ana tjetër Verstrepen i është përgjigjur menjëherë, duke i thënë: “OK, nuk ka problem. Më vjen keq se ndoshta e keni stigmatizuar, por nuk ishte ky qëllimi”.
Verstrepen kishte deklaruar “se duhet te mblidhen para për të paguar një shqiptar të vrasë pedofilin”.
Thirrja e tij është bërë pas lirimit të ish-bashkëshortes së një pedofili vrasës në Belgjikë, shpallur bashkëfajtore me të.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Politikani belg: Të paguajmë një shqiptar të vrasë një pedofil