E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, ja dita kur duhet të bëni seks

Britani- A ekziston një ditë e caktuar për të bërë seks? Mesa duket po dhe ajo është dita e enjte. Ky është rezultati i një sondazhi të kryer nga revista britanike "Which” ku morën pjesë cifte, të cilat përzgjodhët ditën e enjte si më të përsosurën për të bërë seks. 

Sipas studiuesve kjo është ditë e përkryer për të bërë dashuri në bazë të dëshmisë së shumë çifteve, dhe kjo shpjegohet edhe me nivelin e lartë të kortizolit,një hormon që stimulon hormonet seksuale, të cilat në këtë ditë ndodhet në pikën  më të lartë të tij.

Të anketuarit nuk i janë përgjigjur vetëm kësaj pyetje, por kanë dhënë karakteristikat e çdo dite duke marrë parasysh aspekte të ndryshme të jetës së cifteve. Për shembull, u zbulua se e hëna është dita më e mirë për të blerë një aparat fotografik, të martën është dita  më e përshtatshme të të ikur truri falë tarifave të ulëta, madje edhe për të ngrënë jashtë, e mërkuara është dita më e mirë për të bërë pazar, pasi se në këtë ditë nuk ka shumë njerëz. E mërkura për britanikët madje duket si ditë e mirë për të kërkuar rritje rroge, por për këët të fundit nuk dihet ende arsyeja e saktë.

Dita e enjte sipas anketuesve është ditë e përkryer për të bërë dashuri, dita e premte u përcaktua si një ditë e përkryer për të shitur shtëpinë dhe për transaksione, ndërsa e shtuna për martesa. Ndërsa sa i përket të dielës sic dhe thuhet është dita përfekte për pushim. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›