E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kosovë, Nishani në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë

PRISHTINË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, sot në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë, pret në takime në Hotelin 'Sëiss Daimond' në Prishtinë përfaqësues institucionalë e politikë, mes të cilëve zv/kryeministrin e ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, një nga përfaqësuesit e komunitetit serb në institucionet kosovare, i cili është edhe kryetar i Partisë së Pavarur Liberale.

Në mesditë bën homazhe te Kompleksi Memorial "Adem Jashari" dhe vizitë në familjen Jashari në Prekaz. Homazhe do bëhen edhe pasdite te Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan dhe vizitë në familjen Haradinaj, pas vizitës në Manastirin e Deçanit. Pasdite Presidenti Nishani do të bëjë një vizitë edhe në Prizren, në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në Xhaminë e Sinan Pashës.

Në ditën e parë të vizitës shtetërore në Kosovë, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishania peloi për dialog me Beogradin,me thirrjen që Serbia tëqëndrojë larg kufijve shqiptar. Kreu i shtetit shqiptar u takua me krerët më të lartë të politikës kosovare ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë mbajti dhe në seancë solemne për nder të tij.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›