E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyerjet në Kuvend, Babasi pezullohet për një javë

Nëntë anëtarët e Byrosë së Kuvendit kanë votuar sot unanimisht për pezullimin e tij, pas fjalëve fyese që ai drejtori dje në kuvend, ndaj deputetes Arta Dade. Dje gjatë seancës plenare të pasdites, Babasi në fjalën e tij në Kuvend ka drejtuar fjalë fyese ndaj Dades, ndërkohë që më pas ka kërkuar ndjesë publike. 

TIRANE- Byroja e Kuvendit ka marrë sot masën e pezullimit për një javë ndaj deputetit të PD-së, Nriçim Babasi. Nëntë anëtarët e Byrosë së Kuvendit kanë votuar sot unanimisht për pezullimin e tij, pas fjalëve fyese që ai drejtori dje në kuvend, ndaj deputetes Arta Dade.
Dje gjatë seancës plenare të pasdites, Babasi në fjalën e tij nga foltorja e kuvendit ka drejtuar fjalë fyese ndaj Dades, ndërkohë që më pas ka kërkuar ndjesë publike. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka vendosur që Babasi të vazhdojë të ndjekë seancën pas ndjesës publike që ka bërë, por opozita ka protestuar duke lënë seancën. Ata janë shprehur se nuk do të kthehen në kuvend pa u marrë masa ndaj deputetit Babasi. Për këtë aryse sot është mbledhur Byroja e Kuvendit, e cila ka marrë edhe masën e pezullimit për një javë nga Kuvendi për deputetin Ndriçim Babasi.
(O.Zh BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›