Topalli: Maqedonia së shpejti do të futet në NATO
Kryetarja e Kuvendit vlerësoi përparimin e bërë nga Maqedonia në procesin e integrimit në BE, duke shtuar se Shqipëria ka bërë reformave të mëdha ligjore dhe ekonomike, ka një rritje ekonomike mbi 6 përqind dhe stabilitet e siguri që ka rritur interesin të investitorëve të huaj.
MAQEDONI- Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski sot realizoi një takim me homologen e tij shqiptare, Jozefina Topalli.
Gjatë takimit miqësor, dy Kryetarët e parlamenteve, nisur nga një nivel i shkëlqyer dhe aktiv i marrëdhënieve politike mes dy vendeve, theksuan domosdoshmërinë e intensifikimit dhe ngritjes cilësore të bashkëpunimit ekonomik dhe tregëtar, edhe pse ky bashkëpunim ka njohur rritje vitet e fundit.
Kryetarja e Kuvendit - njofton agjencia e lajmeve INA, -vlerësoi përparimin e bërë nga Maqedonia në procesin e integrimit në BE, duke shtuar se “Shqipëria ka bërë reformave të mëdha ligjore dhe ekonomike, ka një rritje ekonomike mbi 6 përqind dhe stabilitet e siguri që ka rritur interesin të investitorëve të huaj. Falë këtyre reformave të vlerësuar ndërkombëtarisht, vendi ynë jo vetëm po zhvillohet por është shumë pranë BE-së dhe NATO-s”
Topalli shprehi besimin se shumë shpejt edhe Maqedonia do të mund t’i bashkohet Shqipërisë dhe Kroacisë, për të vazhduar së bashku rrugëtimin për t’u bërë anëtarë të Alenacës.
Poashtu edhe Velajnovski theksoi se bashkëpunimi me Shqipërinë do të vazhdojë në të gjitha fushat me interes reciprok. Ai tha se edhe bashkëpunimi në kuadër të A3-shit rezultoi i suksesshëm, pavarësisht se Maqedonia për shkaqe të tjera nuk arriti dot të marrë ftesën për anëtarësim në NATO si Shqipëria dhe Kroacia.
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë dhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ndanë mendimin se çdo takim, jo vetëm mes krerëve të parlamenteve por edhe e komisioneve parlamentare dhe deputetëve të dy dy shteteve, forcon dhe e bën më konkret bashkëpunimin. Ky bashkëpunim parlamentar hap rrugë të reja në të gjitha fushat në marrëdhëniet mes dy vendeve.
(O.Zh BalkanWeb)