Shkodër, bllokohen 62 kg kanabis, 2 të arrestuar
SHKODER- Policia e Shkodrës sekuestroi 62. 2 kilogram bimë narkotike, ndërsa vuri në pranga dy persona. Operacioni u realizua falë një plani të mirëorganizuar operacional të Seksionit të Luftës Kundër Drogës në bashkëpunim me seksionin e Depërtimit dhe me Operacionet Speciale. Në flagrancë u arrestua Pjeter Zefi, vjeç 49, lindur në Shllak e banues në Shkodër. Gjatë kontrollit të banesës iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.2 kg bimë narkotike Kanabis Sativa, në gjendje të tharë si dhe iu bllokuan 18 copë granata dore mbrojtëse e 20 copë ndezësa të unifikuar të granatave. Materialet ne ngarkim te shtetasit Pjeter Zefi iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder, per veprat penale te ‘Mbajtjes se lendes narkotike” dhe “Armbajtje pa leje”. Po dj enë një tjetër operacion në bashkëpunim me komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, u bë arrestimi në flagrancë i Vislon Cekaj 18 vejc lindur e banues ne fshatin Stare Komuna Kastrat. Arrestimi i tij u bë pasi, u kap në flagrancë, duke organizuar punën për kalimin e 3 cantave me pako të presuara me gjithsej 56 kg lëndë narkotike me qellim kalimin e tyre në Republikën e Malit të Zi për ta trafikuar, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë tw cilet pwr arsye hetimi u mbahet i fshehtw identiteti pasi jane shpallur ne kerkim.
(s.g/BalkanWeb)