KQZ, Malaj regjistrohet si kandidat i pavarur. Deputeti: Duhet të guxojmë
Tiranë- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë sot miratimin e kërkesës së deputetit të Partisë Socialiste Arben Malaj, për të dalë si kandidat i pavarur në qytetin e Vlorës për zgjedhjet e 23 qershorit.
Pak minuta më pas reagoi edhe vetë Malaj në rrjetin social Facebook, duke thënë se fitorja e tij do ta rrisë akoma dhë më shumë numrin e deputetëve të majtë në Vlorë.
Do të jetë mandati i vlonjatëve për një vlonjatë, që gjithmonë ka ndjerë dhe shprehur mirënjohje për ju. Sigurisht që ka edhe nga ata që me parapagesë kanë disa vite që më sulmojnë, shpifin, por ata janë pak dhe nuk duhet lejuar të bëhen asnjë më shumë. Miqte e mi duhet të guxojmë! Duhet të tregojmë se Vlora ka qënë dhe mbetet djepi i pavarësisë dhe i lirisë. Sa më shumë përfaqësues të saj të ndjehen të pavarur dhe të lirë në mendimet e tyre dhe në votën kundër neodiktatorëve dhe pro Shqipërisë europiane aq më i plotë dhe aq më pozitivë bëhet kontributi ynë i përbashkët dhe akoma më e madhe krenaria vlonjate. Do tiu jem gjithmonë mirënjohës pavarësisht nga mandatet politike. Për të qënë njeri i mirë dhe për të kontribuar vetëm pozitivisht nuk ka nevojë për lista partie, por ka shumë nevojë për mbështetje dhe inspirim nga sa më shumë njerëz të mrekullueshëm të qytetit dhe vendit tim. Nje foto me dekanin e Filozofise ne Universitetin e Prishtines duke i dhuruar ne fund te leksionit Albumin e 100 vjetorit te Pavaresise,- tha Malaj.
Kandidatura e tij miratua me katër vota pro, ndërsa u shqyrtua edhe kërkesa e Partisë Socialiste për të publikuar listat shumëemërore të partive që marrin pjesë në zgjedhje.
Ka përfunduar afati i listave shumëemërore të kandidatëve. Besoj se do ishte në të mirë të procesit që nga ana e komisionit të na viheshin në dispozicion fotokopje të listave të partive që do garojnë. Çështja tjetër është fakti i dateline për qendrat private të numërimit. Afati i fundit për lëvizjen e qendrave të votimit është afati i i 40 ditëve. Përtej këtij afati KQZ-ja e ka të pamundur ,- tha Genci Gjoncaj, përfaqësuesi ligjor i PS-së.
Vetë kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi u shpreh se afati përfundimtar është 14 maji, dhe deri në këtë datë gjithçka do të ejtë e publikuar.