E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Balkanluks s`është ideja ime

Eurokomisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle ka theksuar se Beneluksi Ballkanik nuk është ide e tij.
 

"Definitivisht nuk është ide e imja. Vendet e rajonit duhet të realizojnë kornizën e bashkëpunimit të tyre. Por në përgjithësi kjo ide është pozitive", ka theksuar Fyle. Deklarata e Fyles është bërë gjatë takimit të nëntë të Stabilizim - Asocimit midis BE dhe Maqedonisë.
 

Zëdhënësi i komisionerit Fyle disa ditë më parë ka përshëndetur nismën për realizimin e një ideje për Beneluks Ballkanik.  Ideja e Beneluksit Ballkanik disa javë më parë u hodh në euobserver dhe mediat e tjera, përmes një shkrimi bashkëautorësh.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›