E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca: Asadi nuk ka shpëtim

Gjatë një interviste për televizionin ''France 2'', Fabius tha se "Lidhja Arabe e ka bërë këtë propozim, por besoj se në një periudhë afatgjatë të gjithë diktatorët duhet të paguajnë për krimet për të cilat janë përgjegjës".

 "Si përfundim, për të dhe të gjithë diktatorët e tjerë, nuk do të ekzistojë mundësia për pandëshkueshmëri", këmbënguli ministri francez duke theksuar se Asadi ëhstë përgjegjës për vrasjen e "më tepër se 20 mijë personash të vdekur që prej marsit të vitit 2011''.
      
"Assadi do të rrëzohet nga pushteti, është thjesht çështje kohe. Sa më shpejt, më mirë do të jetë për vendin dhe popullin", theksoi Fabius.

                                                                                             2012-07-24 17:10
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›