Fyle: Jam në Tiranë për zgjedhjetakon Berishën e Ramën

Të tjera rreth shkrimit /FOTO PS: Propozime konkrete për zgjedhje të ndershme Malaj: Nëse vizita e Fules dështon, është dështimi ynë
TIRANE- Një paradite e ngjeshur me takime intenisve ishte kjo e sotmja e Komisionerit për Zgjerimin e Bashkimit Europian, i cili ndodej në Tiranë të diskutojë, çfarë d'duhet bërë për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit që ato të mos kontestohen.
"Erdha në Tiranë për të adresuar çështjen më kyçe të shtetit modern shqiptar- Çfarë duhet të bëhet që zgjedhjet të mos kontestohen” - shkruante Stefan Fyle në rrjetin e tij social Twitter, rreth orës 09:00 ndërsa ishte në hotel Sheraton në takim me ambasadorët e akredituar në Tiranë, BE-së, OSBE-së dhe SHBA-së.
Para se të zhvillonte takimin me Sali Berishën dhe Edi Ramën Fyle preferoi të kishte një mëngjes pune me ambasadorët e BE-së si dhe atë të OSBE-së e SHBA-së. Takimi nisi rreth orës 07:30 minuta dhe u mbajt në hotel Sheraton. Më pas rreth orës 09:30 minuta Fyle u takua me ambasadorin e BE-së Ettore Sequi, atë të OSBE-së Eugen Wollfarth dhe të SHBA-sëm, Aleksandër Arvizu.
Takimi mes ambasadorëve, Arvizu, Sequi dhe Wollfarth i nisur reth orës 09: 30 minuta zgjati gati një orë dhe Fyle iu drejtua kryeministrisë për takimin me kryeministrin Berisha dhe më pas me kreun e PS-së, (ora 12:10) në selinë PS. Takimet zgjatën përreth 1 orë.
Me presidentin Nishani komisioneri për zgjerimin e BE-së zhvilloi një takim tek restorant Sofra e Ariut. Pritet që komisioneri për zgjerimin e BE-së të largohet nga Shqipëria pa bërë asnjë deklaratë.
AMBASADORI HOLANDEZ: ME FYLE FOLEM PER ZGJEDHJET E TRE LIGJET
Ora 09:40- Ambasadori hollandez, Martin de la Beij me të dalë nga takimi në hotel Sheraton tha se “Në qendër të diskutimeve me komisionarin Fyle ishin zgjedhjet parlamentare dhe votimi i tre ligjeve që mbajnë peng vendin”
FYLE TAKOI AMBASADORET PARA RAMES E BERISHES
09:00- Para se të zhvillojë takimin me Sali Berishën dhe Edi Ramën Fyle ka preferuar të ketë një mëngjes pune me ambasadorët e BE-së. Takimi nisi rreth orës 07:30 minuta dhe po mbahet në hotel Sheraton. Në takim janë dhe ambasadori i BE-së Ettore Sequi, ai i OSBE-së Eugen Wollfarth. Takimi ishte në vazhdim ndërsa Fyle publikoi deklaratën e tij në Twitter.
Ndërsa rreth orës 09:30, burime të Shqiptarja.com bëjnë me dije se Fyle pritet të takohet edhe me ambasadorin e SHBA-së Aleksandër Arvizu.
Takimet zyrtare janë parashikuar të zhvillohen: I pari është rreth orës 10:45 me kryeministrin e vendit Sali Berisha, ndërsa në 12:05 do të jetë me liderin e opozites Edi Rama dhe më pas me Presidentin Bujar Nishani.
Pak ditë më parë po në profilin e tij në rrjetin sociali “Twitter” komentoi rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare, por dhe mungesën e kulturës së kompromisit mes palëve. "Zgjedhjet janë të rëndësishme, por nuk zgjidhin çështje kritike: si mungesën e kulturës së kompromisit dhe mungesën e përfshirjes”, -shkruante komisioneri Fyle në “Twitter”.
Ndërkombëtarët kanë në vëmendje zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Madje BE ka deklaruar se zhvillimi i tyre sipas standardeve janë kusht për fillimin e negociatave me BE.
PO TRE LIGJET?
Miratimi në parlament të tre ligjeve të përcaktuara nga Brukseli si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat janë një tjetër temë që do të diskutohet nga komisioneri në takimet që do të zhvillojë sot paradite. Nuk dihet nëse ai do t’ju paraqesë palëve një formulë kompromisi apo thjesht do të përpiqet që të ushtrojë trysni në emër të interesit që vendi të përparojë në rrugën e integrimit. Mes palëve politike shqiptare janë në lojë edhe llogaritë elektorale, të cilat e kanë rritur më tej tensionin e brendshëm. Në muajin mars tre ligjet e vëna kusht nga Brukseli për të marrë statusin e vendit kandidat duhet të marrin përgjigje nga palët politike. Pak ditë më parë Komisioneri evropian i Zgjerimit, gjatë një konference për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian u shpreh se: “Do të ishte mëkat nëse tre ligjet, kusht nga Komisioni Evropian, nuk do të votoheshin”.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)