E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inspektoriati, debat për pr/ligjinMajko: Janë polici elektorale

Të tjera rreth shkrimit VD/"Kërcënohen me gjoba opozitarët" TIRANE- Komisioni i Ligjeve është përfshirë në debate për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në legjislacionin në fuqi për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”

Deputeti i PS-së Pandeli tha se inspektorati është kthyer në një janë policia elektorale dhe me ndryshimet e pr/ligjit nuk kemi të bëjmë me një ristrukturim por për një ndryshim kompetencash dhe vendosjen e gjobave.

“Inspektoriatet sot në Shqipëri janë trupa më e korruptuar. Inspektoriatet sot në Shqipëri janë trupa më e politizuar që ekziston sot në shtetin Shqiptar. Inspektoriatet sot në Shqipëri janë policia më e famshme sot në shtetin Shqiptar dhe nuk mund të na vinin këtu me 77 ndryshime në 77 ligje për të na thënë se po bëni reformë. Sot keni sjellë një riorganizim të trupës elektorale që do përdoret në fushatë elektorale. E keni bërë lëmsh në pikpëpamjë teknike legjislative dhe nuk jeni në gjendje të na thoni se çfarë keni ndryshuar dhe doni të na impononi që gjoja keni bërë reformë. Po marr këtu vetëm ligjin e shpërblimit pyjor, një nga shërbimet më rrugaçe që eksiston sot në Republikën e Shqipërisë. Kanë vajtur gjatë fushatës elektorale i kanë treguar fshatarët që mbijetojnë majë malit me 1 mln lekë dhe i thotë inspektori se po fitoi PS do paguash gjobën, po fitoi PD do ta gris gjobën ja këtë reformë po bëni juve. “- tha Majko

Ndryshimet në ligj parashikojnë reduktim të inspektorateve nga 38 në 12.

(ad.ti/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›