Halimi: Masa të rrepta ndëshkimore ndaj armëmbajtjes pa leje
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi propozon ashpërsimin e masave ndaj personave që mbajnë armë pa leje. Duke komentuar në FB, lidhur me këtë çështje, ministri Halimi deklaroi se, dënimi i ashpër për këta persona mbi të gjitha është çështje e sigurisë publike dhe parandalimit të krimit. Sipas tij, nga studimi i kryer në Ministrinë e Drejtësisë rezulton se vetëm për vitin 2012 janë më shumë se 130 raste, 120 në Durrës dhe me dhjetëra të tjera në rrethe të ndryshme. Masat e sigurimit për to, janë po aq të papërshtatshme. Në 70 për qind të rasteve gjykata ka vendosur arrest në shtëpi ose detyrim paraqitje.
Sikurse shkruan ai, “Konstatohet lehtë se dënimet për këto krime janë ne minimumin e tyre. Shpesh dënimet janë dhënë dhe me pezullim të ekzekutimit. Kështu me shkruante dhe një ish prokurore dje”.
Nga ana tjetër, vijon ai, sipas statistikave më shumë se 70 për qind e vrasjeve kryen me armë zjarri, pikërisht me këto arme zjarri që subjektet lëvizin në publik.
Për ministrin Halimi, mbajtja dhe përdorimi i armëve të zjarrit në mënyrë të padiskutueshme janë një shkak determinant në ardhjen e pasojës, vrasjes se një subjekti.
“Qytetarët presin nga ne politikanët që na votojnë dhe paguajnë taksa, të përmirësojmë cilësinë e jetës, por mbi të gjitha të rrisim sigurinë. Ndaj dhe une mendoj se ligji duhet të mos lejojë asnjë hapësirë që gjyqtaret, prokuroret apo avokatet të shfrytëzojnë, por të bëjmë një pakete të ashpër ndaj këtij krimi. Të bëjmë paketën më të ashpër në këto 20 vjet”, shkruan me tej ai.
Kreu i ministrisë së Drejtësisë, Edurd Halimi, duke i mëshuar idesë për ashpërsimin e masave kundër këtij krimi, shkruan, “Të zmbrapsim krimin e mbajtjes së armëve të zjarrit, duke hequr si lloj dënimi çdo masë alternative përveç minimumi 10 vjet burg, përfshi këtu dhe pezullimin e ekzekutimit të dënimit. Të zmbrapsim krimin e mbajtjes së armëve të zjarrit, duke hequr si m ase sigurimi personal, çdo mase tjetër përveç burgut”.