E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle Nese nuk zgjidhet kriza Shqiperia do te ngelet mbrapa fqinjeve

Komisioneri i Bashkimit Evropian per Zgjerimin dhe Politiken e Fqinjesise Stefan Fyle mori pjese ne nje seminar te organizuar per integrimin e Shqiperise ne BE ku ne fjalen e tij theksoi se Shqiperia mund te ngelet mbrapa fqinjeve te saj nese nuk gjen zgjidhje kriza politike. Nese nuk gjendet zgjidhje per ngercin politik komisioni nuk mund te jape nje vleresim pozitiv ne progres-raportin e ardhshem per Shqiperine dhe ajo mund te ngelet mbrapa fqinjeve te saj tha Fyle. Ai tha se eshte e domosdoshme rivendosja e dialogut institucional dhe kerkoi ndermarrjen sa me shpejt te hapave pozitive ne kete drejtim. BE-ja eshte e gatshme te ndihmoje ne kalimin e hendekut mes qeverise dhe opozites. Ne do te ofrojme orientimin dhe asistencen tone por pergjegjesia per implementimin e rekomandimeve qendron mbi Shqiperine.

Takimi Topi-Fyle Zgjedhje me standarde pika kyce per integrimin ne BE

Presidenti i Republikes Bamir Topi gjate takimit me Komisionerin e Bashkimit Evropian per Zgjerimin dhe Politiken e Fqinjesise Stefan Fyle. Topi dhe Fyle jane shprehur se rivendosja e dialogut institucional politik dhe realizimi i zgjedhjeve vendore ne Shqiperi sipas standardeve me demokratike perendimore do te ndikoje ndjeshem ne plotesimin e rekomandimeve te Komisionit Evropian si dhe ne procesin integrues ne BE. Komisioneri Fyle ka theksuar se per permbushjen e duhur te standardeve per integrim evropian para se gjithash duhet te rivendoset dialogu institucional per kapercimin e ngercit politik dhe rikthimin e besimit mes paleve te respektohet Kushtetuta shteti i se drejtes dhe pavaresia e institucioneve te pavarura qe te ushtrojne detyrat e tyre kushtetuese. Fyle ka vene ne dukje se sa me te qeta te ndershme objektive dhe ligjore te zhvillohen zgjedhjet lokale ne vend aq me pozitive dhe e dobishme do te jete e ardhmja per Shqiperine pasi ne kete menyre Bashkimi Evropian do te vleresoje plotesimin e standardeve integruese te Shqiperise. Presidenti Topi ka theksuar se me vullnetin e duhur te partive politike dhe angazhimin serioz te tyre duhet te ekzistojne te gjitha mundesite qe zgjedhjet vendore te 8 majit 2011 te realizohen me sukses te plote qe te jene te drejta korrekte dhe sipas standardeve demokratike evropiane dhe ne te mire te vendit dhe qytetareve shqiptare.

Berisha Fyles Angazhohemi per zgjedhje transparente

Kryeministri Sali Berisha gjate takimit qe pati me Komisionerit per Zgjerimin Stefan Fule i ka theksuar se qeveria do te angazhohet per nje proces zgjedhor transparent. Berisha duke u shprehur i vetedijshem per rendesine qe kane zgjedhjet per ecurine e metejshme ne rrugen e integrimit te Shqiperise i ka konfirmuar Komisionerit Fyle angazhimin e plote te qeverise shqiptare per nje proces teresisht transparent dhe per te bere cdo perpjekje per realizimin e zgjedhjeve me te mira konform standardeve nderkombetare. Kryeministri uroi qe edhe opozita te shprehe te njejtin nivel vullneti politik pozitiv ne procesin zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›