E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi Tirana nuk ka nevoje per nje Lul dhe nuk ka nevoje as per nje Sali

Eduard Shalsi gjate takimit me banoret e njesise nr.9

Tirane 30 mars 2011 NOA- Deputeti socialist Eduard Shalsi ne nje takim me banoret e njesise bashkiake nr.9 u tha atyre tha se kandidati i maxhorances per Bashkine e Tiranes po i fshihet drejtesise.

Tirana nuk ka nevoje per nje Lul nuk ka nevoje per nje Sali keshtu u eshte drejtuar deputeti socialist Eduard Shalsi disa banoreve ne njesine 9.

Gjate fjales me banoret Shalsi theksoi se ish-ministri dhe kandidati Basha duhet te ishte para drejtesise.

Sipas tij ai smund te flase per drejtesi e transparence pasi prej dy vitesh i fshihet  drejtesise.

Me tej ai shtoi se Luli i Saliut po behet sa qesharak aq edhe i bezdisshem neper Tirane. I thote Saliu te thote se do sjellim investitore serioze dhe Luli pa teklif e thote duke pasur parasysh qe investitori serioz e ka emrin Fazllic. I thote Saliu te thote qe do te kemi qeveri transparente per Tiranen dhe Luli pa nje pa dy thote do te jemi transparent nderkohe qe ka 2 vjet qe i fshihet drejtesise per te dhene llogari per 200 milion eurot e rruges se kombit.

Nder te tjera Shalsi e cilesoi kandidatin Basha si nje njeri sa qesharak aq edhe i bezdisshem dhe sipas tij nuk eshte ai qe meritojne shqiptaret.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeShalsi Basha mos tallet me banoret ne takimet e tij elektorale PS Zoti na ruajt nga Luli i Berishes Shalsi Berisha duhet ndalurAmbientalistet ne proteste Berisha duhet zmbrapsur nga masakraShalsi Kontrabanda e naftes pergjegjesit jane ne qeveri Lidhje200 milion euro banore Eduard Shalsi Fazllic i fshihet drejtesise njesia nr.9 rruga e kombit Sali

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›