Haxhinasto-Kover Gatishmeri e qeverise per gjithperfshirje per 12 prioritetet e KE-se

Haxhinasto-Kover
Tirane 30 mars 2011 NOA- Nje takim mes zevendeskryeministrit dhe ministrit te Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto dhe kryetarit te Asamblese Kombetare te Hungarise Lszl Kover eshte zhvilluar gjate dites se sotme.
Gjate bisedes se zhvilluar ne kete takim Haxhinasto e njohu z. Kover me perpjekjet per adresimin e 12 prioriteteve te Komisionit Evropian dhe gatishmerine e plote te qeverise per nje perqasje gjitheperfshirese te forcave politike ku te gjitha palet kane pergjegjesine e tyre per tu angazhuar dhe per te dhene kontribute direkte.
Me tej bashkebiseduesit u perqendruan ne nivelin e mire te marredhenieve mes dy vendeve dhe potencialet e medha vecanerisht ne drejtim te bashkepunimit ekonomik. Ministri Edmond Haxhinasto shprehu falenderimet per mbeshtetjen qe Hungaria i ka dhene Shqiperise ne kuader te integrimit te saj ne BE sic eshte percaktuar edhe ne prioritetet e Presidences Hungareze te BE.
Nder te tjera ministri Haxhinasto theksoi se eshte e domosdoshme perfshirja e Kosoves ne nismat dhe projektet rajonale dhe ndertimit te nje perspektive te qarte evropiane.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeImami-eku Shqiperia ze i fuqishem per Kosoven dhe integrimin e saj ne NATOMeta-Mujezinovic Heqja e vizave perforcon aspiratat tona drejt BEBerisha- Mustafayev Te nxisim investimet mes dy vendeveKrasniqi Duhet te respektojme vendimet e institucioneve kushtetueseFyle drejt Presidences nis takimin me kreun e shtetit Topi LidhjeBashkimi Europian Edmond Haxhonasto integrimi kryetarit i Asamblese Kombetare te Hungarise Lszl Kvr Perfshirja e Kosoves takim