Fyle: Ngërçi politik, është përgjegjësi e të dy palëve
“Ngërci politik duhet të zgjidhet, kjo është një përgjegjësi e perbashkët e të dy palëve. Përfaqësuesit e zgjedhur duhet të veprojnë dhe të përfaqësojnë popullin. Marrja në konsiderat e prioriteteve, pasojat e krizë politike dhe ngërci politik pengojnë reformat për progresin në BE”.
Kjo ishte deklarata e Komisionerit për Zgjerimin Europian Fyle, i cili erdhi në Tiranë në një përpjekje për të arritur një dialog konstruktiv mes maxhorancës dhe opozitës në prag të zgjedhjeve vendore të 8 majit.
“Duhet dialog konstruktiv mes palëve dhe ta cojnë Shqipërinë drejt rrugës për në BE. Duhet ti inkurajoj të gjitha palët dhe me konsensus për zgjedhjet e ardhshme”.
“Zgjedhjet duhet të jenë të lira, të ndershme dhe transparente”. Me anë të kësaj kërkese, Fyle vuri në dukje ndihmën e ndërkombëtarëve, si dhe rolin e 12 rekomandimeve”.
“Bashkëpunimi konstruktiv mes partive për implementimin e propozuar është celësi i suksesit për ti dhënë fund ngërcit” tha më tej Fyle.
Ndërkaq, Fyle vlerësoi gadishmërinë e përfaqësuesve politike, por në të njëjtën kohë theksoi me shkronja të mëdha se nëqoftëse nuk gjendet një zgjidhje, Komisioni nuk do të dijë të vlerësojë dhe kjo do të cojë që Shqipëria të mbetet prapa nga fqinjët për në BE.