E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjiknuri:Kriteri i parë, transparenca postzgjedhore

Damian Gjiknuri, përfaqësues ligjor i PS-së në një pronocim për mediat, deklaroi se PS ka bërë një sërë kërkesash, për ato kushte esenciale të paralajmëruara më parë, kjo në lidhje me tryezën parlamentare për të vendour një marrëveshje partiake e cila do i angazhonte në zhvillimin e një procesi zgjedhor demokratik.
 

Për të, kriteri i parë dhe tejet i rëndësishëm mbetet transparenca postzgjedhore. Ndërkaq, në thelb të diskutimit mbetej vullneti i qeverisë. Gjiknuri theksoi se linjat e komunikimit janë të hapura.
 

Tryeza u mblodh dje me ftesë të Partisë Demokratike,në emër të së cilës kryetari i grupit kuvendor propozoi dhe një draft marrëveshje me 16 pika e cila, sipas tij “mbështetet në të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›