E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranes masa per rritjen e sigurise ne rruge

Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane permes Njesise Rajonale te Qarkullimit Rrugor ka marre te gjitha masat policore per parandalimin e ngjarjeve aksidentale dhe rritjen e sigurise ne rruge.

Keshtu ne zbatim te Planit te Masave Per permiresimin e metejshem te veprimtarise se sherbimeve te policise rrugore e te rendit ne drejtim te parandalimit te aksidenteve dhe ne funksion te rritjes se sigurise ne rruge eshte hartuar nje plan masash me detyra konkrete qe iu eshte derguar Njesise Rajonale te Qarkullimit Rrgor dhe Komisariateve te Policise Nr.123456 Tirane e Komisariatit te Policise Kavaje.

Nder masat e marra eshte parashikuar nje bashkepunim edhe me i frytshem me Njesine Rajonale te Qarkullimit Rrugor Tirane me Komisariatet e Policise se Tiranes per parandalimin e aksidenteve e ngjarjeve te tjera aksidentale ne akset rrugore te qytetit te Tiranes dhe ne vecanti ne akset rrugore te zonave rurale.

Bashkepunimi konsiston ne ushtrimin e kontrollit te perbashket te punonjesve te policise rrugore me specialistet e parandalimit dhe te hetimit te krimit ne komisariate.

Ne saje te masave te mesiperme aktualisht eshte krijuar dhe po funksionon grupi Task-Force i cili perbehet nga punonjes policie te Njesise se Rajonale te Qarkullimit Rrugor dhe specialistet ne Komisariatet e Policise Tirane.

Gjithashtu shtim te masave policore ka patur ne disa segmente rrugore te qytetit te Tiranes ne te cilat po zhvillohen punime ku per shkak te levizjes se ngadalte te automjeteve kemi dhe rendim e veshtiresi te trafikut me qellim parandalimin e incidenteve rrugore e normalizimin e qarkullimit.

Nga Njesia Rajonale e Policise Rrugore me qellim disiplinimin e qarkullimit rrugor jane perforcuar sherbimet ne kryqezime drejtimet dhe hyrje - daljet kryesore te levizjes ne qytetin e Tiranes.

Me gjithe masat e marra nga ana e Drejtorise se Policise se Qarkut ne bashkepunim me Njesine Rajonale te Policise Rrugore Tirane vetem pergjate dites se djeshme jane regjistruar keto masa administrative

Masa administrative te vendosura gjithsej 888 masa
Masa administrative qyteti 671 masa
Masa administrative linja 314 masa
Pezullim Leje drejtimi 13 leje drejtimi
Per ecje tej normave te lejuara 56 masa
Parkim te gabuar 35 masa
Qendrim i gabuar 444 masa
Mosvendosje te rripit te sigurimit 393 masa

Nderkohe Njesia Rajonale e Policise Rrugore Tirane njofton te gjithe drejtuesit e mjeteve te cilet nuk kane likujduar masat administrative te vendosura nga sherbimet e policise rrugore per shkelje te ndryshme te legjislacionit rrugor te kryejne menjehere likujdimin e tyre prane arkes se Njesise Rajonale te Policise Rrugore ne adresen rruga Aleksander Moisiu perballe ish-Kinostudios.

Gjithashtu ne baze te Akt-Marreveshjes se nenshkruar ndermjet Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit dhe Drejtorise se Pergjithshme te Postave arketimi i ketyre gjobave mund te kryhet edhe prane filialeve te Postes Shqiptare.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›