E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle Partite pergjegjese per garantimin e zgjedhjeve

Në mbledhjen e të martës të Këshillit të Stabilizim Asociimit u diskutua për procesin zgjedhor në Shqipëri.Komisioneri për Zgjerimin Shtefan Fyle bëri me dije se do të dërgohen ekipe vëzhguesish në zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa theksoi se partitë politike janë përgjegjëse për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike.

"Zgjedhjet e 23 qershorit janë me rëndësi dhe plotësimi i 12 kritereve janë të domosdoshme për marrjen e statusit", tha Fyle. Komisioneri kërkoi që administrata zgjedhore të përmbushë detyrat, në funksion te transparencës. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, në fjalën e saj shprehu angazhimin për zgjedhje të lira, në interes të integrimit. "Partitë politike duhet të respektojnë raportin elektoral dhe rekomandimet e BE-së. Rezultati i zgjedhjeve duhet të pranohet nga të gjitha partitë pavarësisht fituesit", tha Bregu. Zgjedhjet 2013
“Berisha gënjen me 10 mijë km rrugë”
PS nuk çon emra në KQZ
Negociatat për koalicionin e djathtë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›