Fyle Procesi elektoral duhet te mbyllet qetesisht edhe me shpalljen e rezultatit
Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Stabilizim Asocimit të PE-së me Shqipërinë që ka nisur në Bruksel, Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle ka dashur që të përcojë një mesazh shumë të qartë për Shqipërinë nëpërmjet një deklarate për shtyp që do të bëhet publike më pas. Ai ka përshëndetur këtë tryezë politike.
“Është e rrallë që në një klimë politike të tensionuar, tha Fyle që të takosh mazhorancën dhe opozitën”.
Sipas tij, pas ngjarjeve tragjike të 21 janarit në Shqipëri të gjithë kanë pritur zgjedhjet lokale të 8 majit. Referuar ëetyre të fundit Fyle ka vlerësuar zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.
Komisioneri Europian për Zgjerimin Shtefan Fyle duke folur për procesin zgjedhor në Shqipëri u shpreh se ai ka qenë i rregullt dhe votimet ishin më të mirat e mundëshme edhe pse u vunë re disa probleme. Rëndësi ka që shqiptarët votuan të qetë dhe shprehën mendimin e tyre të lirë.
Duke folur për procesin e numërimit të votave për Bashkinë e Tiranës, Komisioneri Fyle theksoi se do ishte mirë që tani të kishim një rezultat, por për momentin ne po ndjekim vendimet e Kolegjit Zgjedhor, si një institucion i cili presim të garantojë procesin deri në përfundimin e tij. E rëndësishme nënvizoi ai është që të përfundojë sa më parë procesi.
Përfundimi sa më parë i tij është në të mirë të shqiptarëve me qëllim që të shohim drejt të ardhmes. Me këtë Fyle nënkupton fillimin e një dialogu mes mazhorancës dhe opozitës, për të filluar punën në plotësimin e rekomandimeve të shtruara nga Komisioni Evropian. Idenë për një konsultim me Komisionin e Venecias, komisioneri Fyle e sheh si një cështje të së ardhmes nëse forcat politike shqiptare nuk arrijnë vetë të kenë një konsensus për ndryshime apo një kod të ri elektoral. Duke shprehur shqetësim për situatën politike aktuale Komisioneri Fyle konstaton se ajo është e paqartë, por theksoi edhe njëherë se tani për tani procesi elektoral duhet të mbyllet qetësisht deri në shpalljen e rezultatit. Fyle gjithashtu shtoi se qeveria shqiptare ka bërë një punë të mirë. Por këto katër muaj ajo ka qenë e përqëndruar tek procesi zgjedhor cka ka shmangur punën për angazhimin maksimal në plotësimin e 12 rekomandimeve dhe për të hedhur hapa para në procesin e integrimit.
Komisioneri edhe njëherë tërhoqi vëmendjen e opozitës për të mos bojkotuar institucionet dhe i bëri thirrje asaj për të miratuar ligjet e rëndësishme që nevojiten për plotësimin e reformave që kërkojnë edhe kontributin e saj si është rasti i Gjykatës Administrative etj. Komentet e Komisionerit Europian për Zgjerimin Stefan Fyle u bënë teksa në Bruksel që prej orës 15.00 të kësaj të marte deputetët e Delegacionit për Europën Juglindore dhe 14 deputetë shqiptarë po vijojnë takimin e Komitetit të Asoccim-Stabilizimit “Shqipëri-BE”. Takimi, që ka në qendër edhe situatën post-zgjedhore në vendin tonë dhe 12 rekomandimet e Komisionit Europian për integrimin përfundon mesditën e së mërkurës. Vetë Kryetari i Delegacionit për Europën Juglindore, Eduard Kukan shprehet se takimi po mbahet me dyer të mbyllura për të shmangur përcjelljen e mesazheve emocionale të panevojshme dhe ekstreme përmes mediave.