E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata politike, Fyle: Palët të ulen në dialog

Ndërsa vijojnë punimet e Komitetit të Stabilizim Asoocimit në Parlamentin Europian, komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle ka lëshuar mesazhe të drejtëpërdrejta për Shqipërinë për sa i përket vendit dhe proceseve integruese. Kështu duke iu referuar situatës politike Fyle thotë se retorika konfrontuese mund të rrisë tensionin në vend, për këtë arsye ai ka kërkaur dialog mes forcave politike. Përveç 12 rekomandimeve që BE i ka bërë Shqipërisë në muaj nëntor të vitit të shkuar sërish Fyle vjen me mesazhe të qarta të fokusuar në katër pika. Së pari ka thënë Fyle në takimin e Brukselit, ka interpretime të ndryshme për votat e hedhura gabimisht. Këtu Fyle citon raportin e OSBE/ODHIR i cili nuk e sanksionon drejtpërdrejt vlefshmërine e fletëve të hedhura gabim. Së dyti thotë Fyle në mesazhin e tij për Shqipërinë, situta politike në Shqipëri është tensionuar dhe këtë e ka theksuar sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës në një letër drejtuar kryeministrit Berisha. Së treti ka thenë Fyle para parlamentarëve europian, procesi elektorale duhet të mbyllet me qetësi, në mënyrë konstruktive dhe me fokus në të ardhmen. Për këtë ai kërkoi që të mos përsëriten ngjarje të tilla në të ardhmen të bëhet reforma në kodin elektoral. Kjo reformë thotë Fyle duhet të bëhët nga partitë politike në bashkëpunim me shoqërinë civile. Ndërsa në pikën e katërt të mesazhit të tij Fyle i drejtohet drejtpërdrejt krerëve të partive politike, që të gjejnë rrugën e dialogut dhe të marrin vendimet e duhura në interes të vendit dhe qytetarëve shqiptarë. Ndërkaq Komiteti i Stabilizim Asoociimit Shqipëri - Bashkimi Europian vijon punimet edhe këtë të mërkurë. Takimi po mbahet me dyer të mbylluar , çështje për të cilësn kryetari i delegacionit për Europën Juglindore është shprehur se kjo po bëhet për të mos keq interpretuar mesazhet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›