Fyle Raporti nje zile alarmi

Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle flet ekskluzivisht në një intervistë për Top Channel, ku shprehet se Shqipërisë iu refuzua sërish statusi dhe celja e negociatave pasi nuk arriti të plotësoje asnjë nga kriteret e kërkuara nga Brukseli.
Zoti Fyle deklaron se raport-progresi duhet te sherbeje si nje zile alarmi per politiken shqiptare.
(Intervisten e plote me Komisionerin per Zgjerimin do ta lexoni ne www.top-channel.tv pas edicionit qendror te lajmeve te ores 19:30)
Top Channel - Shqiperia deshtoi per te dyten here qe te fitonte statusin kandidat. Cili do te ishte komenti juaj ndaj nje vendi qe e konsideron si prioritet paresor integrimin europian, por i cili nuk permbush Shpresoj qe raporti i progresit, mund te jete njekohesisht edhe nje zile alarmi per te zgjuar politikanet, por dhe inkurajimi serioz i radhes per politikanet qe te kapercejne mosbesimin personal
Stefan Fyle
Komisioneri për Zgjerimin kushtet e nevojshme?
Fyle - Deshtoi per te dyja, si per statusin kandidat dhe per nisjen e bisedimeve te anëtaresimit. Une mendoj se perfundimi me i rendesishem eshte qe ne nje pjese te madhe ky vit u humb me vazhdimin e ngercit politik. U perpoqem te jemi sa me objektive qe ishte e mundur ne vleresimin e progresit per permbushjen e 12 kushteve prioritare qe ne identifikuam vitin e kaluar, por dhe ne kete raport progresi une shpresoj se mund te shihni nje tablo objektive, nje lloj "skaneri" mbi “shendetin” e Shqiperise, per “shendetin” e saj europian.
Dhe fatkeqesisht mund te themi se asnje prej atyre ceshtjeve nuk u dorezua e plotesuar. Tashme, ndoshta nuk eshte me e rendesishme qe te shohim pas, dhe te perpiqemi te shohim cfare ndodhi dhe perse. Mendoj, se ka ardhur koha qe te shohim drejt se ardhmes. Une shpresoj qe raporti i progresit, pjesa qe lidhet me Shqiperine, mund te jete njekohesisht edhe nje zile alarmi per te zgjuar politikanet atje, por dhe inkurajimi serioz i radhes per politikanet qe te kapercejne mosbesimin personal, i cili sic duket, nuk lejon qeverine qe nga ana e saj te krijoje kushtet per nje proces gjitheperfshires europian dhe opoziten qe te luaje rol konstruktiv ne ate proces.
Mendoj se te dy paleve u nevojitet shume pune per te rifituar ate besim. Ne kemi identifikuar ne raportin e progresit dy ceshtje per te cilat do te ndihmonin per te fituar kete besim: ne njeren ane eshte reforma zgjedhore, e per kete ne po ndihmohemi nga OSBE dhe Komisioni i Venecias, dhe ne anen tjeter eshte permbushja e 12 prioriteteve kyce, ku nevojitet bashkepunimi mes qeverise dhe opozites, nje parakusht ky ne vetvete me qellim qe Shqiperia te permbushe sipas planit te saj te aksionit listen e 12 prioriteteve kyce.
Refuzimi i BE-se
Topi: Kjo politikë nuk i duhet Shqiperisë
Top Show, regres-raporti
PS: Raporti i KE, instrument i rëndësishëm
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Ligj për kontrollin e rrezatimeve
Deputetët e mazhorancës, të cilët miratuan ligjin për “Menaxhimin e integruar te mbetjeve”, në hyrje të parlamentit janë përballur me vërshëllimat e anëtarëve të FRESSH-it.
KE ngel Shqipërinë, Berisha: Ja arritjet tona
Kryeministri Sali Berisha, pikërisht një ditë pasi Komisioni Evropian dha rezultat negativ për Shqipërinë në procesin e integrimit, zgjodhi të fliste për arritjet, qe sipas tij ka bere qeveria, duke përmendur rritjen e pagave e pensioneve, rritjen e nivelit në arsim, rritjen e investimeve... Spahiu takon anëtarë te Kongresit dhe Senatit
Kryetari i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu takon anëtarë të Kongresit dhe Senatit, me të cilët ka diskutuar për cështjet shqiptare.
"Statusi", Sequi: Ngërci ju pengoi
"Komisioni Evriopian nuk celi negociatat me Shqipërinë për shkak të ngërcit të vazhdueshëm politik". Kështu deklaroi në Tiranë ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi, i cili prezantoi progres raportin e Komisionit Evropian para mediave vendase.
Zbardhet takimi Topi-Sequi
Është zbardhur para pak castesh takimi mes presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe ambasadorit të BE, Ettore Sequi, i cili i dorëzoi kreut të shtetit progres-raportin e KE për Shqipërinë.
Lajmet kryesore
Topi: Kjo politikë nuk i duhet Shqiperisë
Kritika të ashpra të dyja palëve: Nuk morën përgjegjësi
Ligj për kontrollin e rrezatimeve
Shkodër, shpërthim eksplozivi, vdes kambisti
Berat, vritet me kallashnikov 33-vjecari