Ligj per kontrollin e rrezatimeve

Deputetët e mazhorancës, të cilët miratuan ligjin për “Menaxhimin e integruar te mbetjeve”, në hyrje të parlamentit janë përballur me vërshëllimat e anëtarëve të FRESSH-it.
Fillimisht vetëm dhe më pas të rrethuar nga një kordon policor, ata kanë protestuar para ligjbërësve shqiptarë duke kundërshtuar veprimin e tyre.
Seanca plenare ka nisur diskutimin e projektligjit për “Mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese”, që shkaktohen nga shtyllat e tensionit të lartë, antenat e kompanive celulare të vendosura anembanë Shqipërisë, ne tarracat e pallateve e mjedise te tjera publike, duke prodhuar valë elektro-manjetike të dëmshme, për shëndetin e qytetarëve. Projektligji parashikon përcaktimin e atyre elementëve bazë, të cilët do të kufizojnë efektet e këtyre rrezatimeve, brenda limiteve të caktuara për frekuencat nga 0-në 300 GHZ.
Duke komentuar projektligjin ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka folur për rëndësinë e drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve.
“Po të shikojmë fare mirë rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në raport me vendimet dhe rregullat që do të duhet të dalin, ligji ynë respekton një kontekst europian sepse këto kompetenca ia jep Këshillit të Ministrave dhe nuk ia le këto akte ministrit, ashtu sikurse është edhe një nga sugjerimet e OBSH-së në aktin përkatës", tha Vasili.
Por deputeti socialist Taulant Balla ngriti shqetësimin se edhe ky projektligj vinte përpara deputetëve pa konsultime me grupet e interesit dhe më keq akoma, theksoi Balla, ky projektligj vjen pa patur koordinimin e ministrive të linjës, një problem i ngritur në progres raportin e së mërkurës, ku thuhet se: “Draftet legjislative të ministrise se linjës, duhet të përmirësohen gjatë fazës parapërgatitore”.
"Ligji në fjalë është pikërisht shprehja më e qartë e ligjeve të dobëta që bën kuvendi i Shqipërisë. Ka theksuar edhe përfaqësia e opozitës në Komisionin e Shëndetësisë, që ky ligj është i paimplementueshëm. Sa i përket Komisionit të Integrimit Evropian, ky ligj ka probleme shumë të mëdha. Dëgjova diskutantin e maxhorancës që tha, se ky ligj implementon rekomandimet e Këshillit të Evropës, por në fakt nuk ka rekomandim të Këshillit të Evropës për këtë cështje, ka nje direktivë të Këshillit Europian. Turpi më i madh i këtij shtetit që i vendos firmën dhe kryeministri është që në relicionin përkatës që shoqëron projektligjin, gafa vjen nga qeveria që thotë se ka një rekomandim të Këshillit të Europës. Një qeveri që ngatërron Këshillin e Europës me Këshillin Europian, ky është problem shumë i madh", tha Balla.
Deputetët Taulant Balla dhe Ethem Ruka kanë kërkuar rikthimin mbrapsht të projektligjit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Fyle: Raporti, një zile alarmi
Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle flet ekskluzivisht në një intervistë për Top Channel, ku shprehet se Shqipërisë iu refuzua sërish statusi dhe celja e negociatave pasi nuk arriti të plotësoje asnjë nga kriteret e kërkuara nga Brukseli. KE ngel Shqipërinë, Berisha: Ja arritjet tona
Kryeministri Sali Berisha, pikërisht një ditë pasi Komisioni Evropian dha rezultat negativ për Shqipërinë në procesin e integrimit, zgjodhi të fliste për arritjet, qe sipas tij ka bere qeveria, duke përmendur rritjen e pagave e pensioneve, rritjen e nivelit në arsim, rritjen e investimeve... Topi: Kjo politikë nuk i duhet Shqiperisë
Presidenti i Republikes u bën apel partive te mëdha politike dhe lidershipit të tyre, që me përgjegjësi përpara qytetarëve dhe vendit, të gjejnë forcë dhe aftësi për të dalë mbi interesat personale e politike të momentit dhe të bashkojnë energjitë përfaqësuese në dobi të reformave reale të integrimit.
Spahiu takon anëtarë te Kongresit dhe Senatit
Kryetari i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu takon anëtarë të Kongresit dhe Senatit, me të cilët ka diskutuar për cështjet shqiptare.
Top Show, regres-raporti
Refuzimi i statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, arsyet që cuan në këtë vendim të europianëve dhe cfarë humbën shqiptarët nga ky refuzim, ishin disa nga pyetjet të cilat analistët e ftuar në panelin e Top Show në Top Channel, u munduan t’i japin përgjigje.
Lajmet kryesore
Topi: Kjo politikë nuk i duhet Shqiperisë
Kritika të ashpra të dyja palëve: Nuk morën përgjegjësi
Fyle: Raporti, një zile alarmi
Shkodër, shpërthim eksplozivi, vdes kambisti
Berat, vritet me kallashnikov 33-vjecari