E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Reformat të përfundojnë para 24 majit

Takimi Stabilizim Asocimit

Përfundon në Bruksel takimi i katërt i Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE.

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, u ka bërë thirrje partive politike në Shqipëri të përmbushin reformat e kërkuara para datës 24 maj.

U bëj thirrje palëve në Tiranë se është me rëndësi kritike se përmbushja e paketës së reformave duhet të realizohet. Ka një kohë të përcaktuar për përmbushjen e kritereve dhe këto duhet të arrihen para 24 majit. Shqipëria përballet me një sërë sfidash dhe unë jam i bindur në potencialin e Shqipërisë për përmbushjen e tyre. Procesi i zgjerimit kërkon një sërë reformash. Nuk ka kohë për të humbur. Ka pasur ndryshime të mëdha kohët e fundit. Palët duhet të fokusohen në zgjidhjen e situatës. Dua të vlerësoj punën e bërë nga shqiptarët deri tani, tha Fyle.

Ndërsa, ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto tha se, situata politike në Shqipëri është në ndryshim pozitiv. Takimi i sotëm u zhvillua në një klimë të re. Sot arritëm në përfundimin se Shqipëria i ka të gjitha kapacitet për të plotësuar rekomandimet. Konfirmojmë se për zgjedhjen e presidentit dhe procesi do të jetë konform Kushtetutës dhe situata politike do të jetë konform marrëdhënieve me BE, por edhe në respekt të institucioneve, tha Haxhinasto.

Nga ana e tij, kryetari i Komisionit të Integrimit, Ditmir Bushati, ka theksuar se marrëveshja e arritur nga të dyja palët në nëntor nuk është arritur plotësisht. Sipas tij po punohet për të përmbushur reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian.

* * *

Takimi

Takimi i katërt i Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri u mbajt në Bruksel. Zbatimi i 12 rekomandimeve të kërkuara për anëtarësim dhe ecuria e zhvillimeve në Shqipëri ishte rendi i ditës i këtij takimi.

Delegacioni shqiptar kryesohej nga ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto dhe ka në përbërje të tij, ministren e Integrimit, Majlinda Bregu dhe deputetin socialist, Ditmir Bushati. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›