Aksident në Bulqizë, vdes 38-vjeçari

Aksident automobilistik, foto arkiv
Një aksident me pasojë vdekjen e një 38-vjeçari ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Pishat’ në Bulqizë rreth orës 19.00 të mbrëmjes së kaluar.
Një makinë tip Benz me targa BZ 2148 A ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore të betonit dhe më pas është përplasur me një automjet tjetër, i cili po kalonte në ato momente, duke i shkaktuar vetëm dëme materiale.
Si pasoje e përplasjes, drejtuesi i automjetit, Islam Ceni ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe janë plagosur lehtë 3 pasagjerë të tjerë, të cilët ndodheshin në makinë bashkë me viktimën