E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle: Serbia nuk hyn në BE pa njohur më parë Kosovën

BRUKSEL- Komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle theksoi se Sebia duke arrestuar të akuzuarin e Hagës për krime lufte Goran Haxhic i është afruar marrjes së statusit të kandidatit për në BE, por ajo duhet të ndërmarrë edhe reforma të tjera politike dhe të përmisojë marrëdhëniet me Kosovën.

“Ajo për çka ne po diskutojmë është nëse bashkëpunimi i plotë me Tribunalin e Hagës dhe kapja e të arratisurit të fundit mjafton dhe vetvetiu siguron propozimin për marrjen e statusit kandidatit. Përgjigjja ja ime është absolutisht e qartë : Jo!”,- theksoi Fyle.

Zyrtari i lartë i BE-së, vlerësoi një ndër cështjen thelbësore mbetet raporti midis Beogradit dhe Prishtinës dhe se vetëm zgjidhja e pikave kryesore dhe vendosja e një urë dialogu kontruktiv do të mund ti hapnin dritën jeshile Serbisë për në BE.

“Ndihem i lumtur për disa nga rezultatet konkret të arritura. Jam i lumtur që shoh se njerëz të zakonshëm së shpejti do të ndiejnë përmirësime në jetën e tyre,por e di se janë duke përgatitur edhe disa gjëra të tilla dhe se marrëveshja ndërmjet Beogradit e Prishtinës për to është fare e mundshme”, u shpreh Fyle.

Fyle konstatoi se statusi i njohjes së pavarësisë së Kosovës nuk është hapur ende, por ky është një gjë që së shpejti duhet të ndodhë, raporton Koha Ditore.

“Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa zgjidhjen e këtij problemi, për këtë nuk ka asnjë fije dyshimi. Beogradi e Prishtina, me ndihmën e BE-së, duhet ta gjejnë këtë zgjidhje”,- ka përfunduar Fyle.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Jeremiç: Po shtohen presionet që Serbia të njohë Kosovën

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›