Kosovë, 3 serbë lirohen nga burgu, u akuzuan për krime ndaj shqiptarëve
PRISHTINE- Tre serbë nga Kosova të akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve në Kosovë janë liruar për mungesë provash të mjaftueshme.
Vëllezërit Sllobodan e Sretko Martinoviç dhe Svetlana Stojanoviç u liruan sot nga një trup gjykues i përbërë nga gjykatës kosovar dhe gjykatës të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
“Sot, një trup gjykues i përzier me gjykatës kosovarë dhe të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka liruar Slobodan Martinovicin, Srecko Martinovicin dhe Svetlana Stojanovicin nga akuzat kundër tyre për mungesë të provave të mjaftueshme”, njoftoi pak më parë EULEX.
Në seancë prokuroria u përfaqësua nga një prokuror kosovar i Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Në komunikatë thuhet se afati për të ankimuar vendimin është 15 ditë. Aktakuza u ngrit në dhjetor 2010, kur tre serbët e Kosovës u dyshuan për krime lufte kundër shqiptarëve të kryera gjatë luftës në Kosovë, 1999 . Ata akuzoheshim për trajtim cnjerëzor, ndaj dy shqiptarëve, në Novo Brdo, në lindje të Kosovës. Dy shqiptarët ishin burgosur më 17- 22 prill të 1999. Të akuzuarit mohuan se kishin arrestuar Seladin Beqirin dhe Haqif Demolin dhe gjykata urdhëroi lirimin e tyre.
(s.g/balkanweb)